KAPET TURISTI ITALIAN ME 383 KG DROGË NË SARANDË


Një shtetas italian është arrestuar ditën e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës, pasi i janë gjetur rreth 400 kilogram kanabis.

Sipas policisë, italiani Vito Baruceli, 36 vjeç është ndaluar në Qafë Gjashtë teksa po udhëtonte me një mjet tip autokamper, pas dyshimeve se kishte fshehur drogë.

Agjentët e shoqëruan mjetin në doganën e Kakavijës për ta kaluar në skaner, ku ka rezultuar se në mjet ishin 383 kilogram kanabis, si dhe 96 kilogram në formë çokollate, të fshehura në pjesën e tavanit të mjetit.

36-vjeçari italian është vënë menjëherë në pranga.

Baby Boo