Kapet shtetasi i Maqedonisë me mbi 32 kilogram lëndë narkotike në Greqi


Policia e Greqisë në anën e tyre në kalimin kufitar Bogorodica, të premten pasdite ka arrestuar 36-vjeçarin shtetas të Maqedonisë, i cili ka tentuar që në Greqi të transportojë mbi 32 kilogram kanabis.

Siç njoftuan nga policia në Selanin, droga ka qenë e paketuar në 61 qese, e fshehur në pjesën e brendshme të makinës, ndërsa policia pas informacioneve të marra ka realizuar aksionin.

“Pas kontrollit të plotë të makinës, me ndihmën e qenit të policisë, në mbrojtësen e makinës dhe tabelën komanduese janë gjetur gjithsej 32 kilogram dhe 766 gram kanabis, të paketuara në 61 qese, të cilat janë konfiskuar. 36-vjeçari pasi është arrestuar, është nxjerrur para gjykatësit të procedurës paraprake dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit”, tha Petros Tanos, shef i zyrës për informacion në Policinë e Greqisë.

Baby Boo