Kapet në video momenti kur ra*keta kineze rrëzohet mbi Oqeanin Indian


Ushtria amerikane ka arritur të sigurojë videon kur ra*keta kineze Long March 5B hyri në atmosferën e Tokës për të rënë më pas në Oqeanin Indian për të mos shkaktuar asnjë dë*m në zona të banuara.
Raketa që shkaktoi trazim dhe ankth në miliona banorë të planetit tonë hyri në atmosferë në orët e para të mëngjesit, ku pjesë më e madhe e saj u shkatërrua nga shpejtësia e madhe.

Ajo ra në oqean, në një zonë shumë pranë Maldiveve.
Prej disa ditësh shumë vende të botës kaluan në gjendje gatishmërie pasi trajektorja e pasaktë e raketës mund të go*diste dhe zona të qytetëruara.
Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor.

Baby Boo