Kapet me veturë të vjedhur në kufirin e Bllacës, arrestohet një person nga Maja e Zezë e Studeniçani


Me datë 27.03.2024, në ora 15:40 në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, zyrtarët policorë kanë ndaluar JR (39) nga fshati Crn Vërv, komuna Studeniçan. Gjatë kontrollit kufitar, u konstatua se mjeti i pasagjerëve “Jeep Compass” me tabela kombëtare italiane, me të cilin ai e drejtonte, në pronësi të një personi juridik nga Italia, ishte regjistruar në bazën e të dhënave të Interpolit si i vjedhur. Ai është ndaluar në njësinë policore Mirkovci, ndërsa vetura është konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.

Baby Boo