Kapet me patent shoferi të falsifikuar në Tabanoc – arrestohet 37-vjeçari nga Kosova

MPB njofton se me datë 14.04.2025, në ora 20:45, në pikën kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë arrestuan A.S. (37) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit kufitar ai kishte paraqitur patent shoferi të falsifikuar. Personi iu dorëzua zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme.