Kapet me lëndë narkotike një pjesëtar i FSK-së


Gjysmë ore pas mesnatës është ndaluar në fshatin Polac një veturë Mercedes C220, të cilën e drejtonte një 22 vjeçar me iniciale E.G(emër i ditur për redaksinë), që është pjesëtar i FSK’së.

Atij iu gjetën në një çantë të vogël krahu një armë pa leje e llojit ‘Zastava’ të Jugosllavisë, si dhe një sasi droge, mëson Metro nga burime brenda Policisë në Skenderaj.

Rastin e kanë konfirmuar edhe zyrtarisht Policia e Kosovës, duke bërë të ditur pak detaje të ngjarjes. Ata kanë thënë se kanë arrestuar të dyshuarin, mirëpo e kanë liruar pas intervistimit dhe rasti është në procedurë të rregullt.

“Po, është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje, por i njëjti është liruar pas intervistimit. Më shumë detaje nuk kam, veçse ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Skenderaj”, ka thënë Zahiti për Metron.

Mirëpo, Zahiti nuk ka pasur informacion nëse personi është pjesëtar i FSK’së. I pyetur nga gazeta, ai ka thënë se ‘ka vetëm këto detaje’.

Sidoqoftë, personit të arrestuar i janë kapur Arma, një karikator, 7 fishekë, një tytë, sasi e vogël e bimëve narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe një kuti që përdoret për të grirë bimë narkotike.

Baby Boo