Kapet furgoni me 21 emigrant në Kumanovë (video)


Rreth orës 19, në autostradën drejt pikës kufitare në Tabanovc policia e Kumanovës ka kapur një furgon në të cilin po transportoheshin migratë. Burime policore për Alsat bëjnë të ditur se në furgonin i cili është drejtuar nga 35 vjeçari nga Gjevgjelia janë gjetur gjithsej 21 migratë të moshës nga 18-25 vjet. Burimet nga terreni bëjn të të ditur se shoferi ka tentuar t’i shmanget policisë por është kapur pak metra pasi ka lëshuar furgonin.

Në vendin e ngjarjes janë edhe policia kufitare. Identitetet e të gjithëve janë verifikuar, ndërsa pritet që autoritetet për pak minuta të dërgojnë shoferin para organeve hetuese ku edhe pritet caktimi i masës së kujdesit, respektivisht paraburgimi. Burimet shtojnë se migrantët kanë dhënë edhe detaje mbi marrëveshjen për pagesën e transportit, dëshmi të cilat po të shfrytëzohen ndaj shoferit të dyshuar për trafikim migrantësh.

Baby Boo