Kapet duke e vjedhur rrymën, i ngritet padi penale një personi nga Gostivari


SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.L. (52) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike”.

I padituri në periudhën prej 01.02.2023 deri më 12.01.2024 ka angazhuat në shtëpinë e tij një punëtor pa pëlqimin e EVN Maqedoni, për të marrë rrymë, gjegjësisht energjia e konsumuar e një faze nuk është matur përmes njehsorit të rrymës, e cila i ka shkaktuar dëme materiale EVN-së. Maqedonia në vlerë prej 66.647 denarë.

Baby Boo