Kapen nga policia valltare nga Shqipëria dhe Kosova në Sllupçan


Policia në Kumanovë në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut Shtetëror dhe Drejtuesit e të Ardhurave Publike kanë kryer kontrolim në një objekt hotelierik në fshatin Sllupçan, komuna e Likovës. Gjatë kontrollimit në objektin e lartpërmendur janë gjetur nëntë valltare/këngëtare.

Prej tyre gjashtë kanë qenë shtetase të huaja, tre nga Shqipëria dhe tre nga Kosova. Valltaret nuk janë raportuar në polici dhe nuk kanë pasur leje punë në Maqedoni. Të gjithat janë dorëzuar Inspektoratit për të huajt dhe ripranimit për procedurë të mëtutjeshme.

Nga Inspektorati i Tregut Shtetëror është konstatuar që objekti hotelierik ka kryer shërbime pa qenë i regjistruar ne regjistër të përshtatshëm dhe pronarit të objektit i është shqiptuar gjobë dhe masa të ndales për kryerjen e shërbimeve prej 1 muaji. Prej inspketoratit të DAP i është konstatuar vepër nga Ligji i regjistrimit të pagesave të gatshme dhe i është dhënë gjobë prej 500 euro dhe masa e mbylljes të objektit në periudhë prej 1 muaj.

Baby Boo