Kapen nga policia përdoruesit e lëndëve narkotike ndërsa “bossat e prodhimit” punojnë lirshëm!


Pollogu shënon rritje gjatë vitit 2018 të prodhimit , trafikimit dhe përdorimit të lëndëve narkotike.

Shifrat në terren sipas informatave jozyrtare, thuhet se janë tre herë më të larta nga ato që paraqet ministria e Punëve të Brendshme.

Viti 2018 në Tetovë dhe Gostivar mund të shënohet si një ndër vitet ku policia më së shumti ka dalë në terren për të kapur përdoruesit e lëndëve narkotike. Ditë me rradhë raporti i policisë shkruante për persona të cilëve u është gjetur lëndë narkotike por, gjithmonë flitej për sasi të vogla!

Në Tetovë dhe Gostivar me vite funksionojnë “dilerët” e njohur për opinion të cilët janë të paprekshëm! Tek shtëpitë e tyre, lokalet shiten lëndët narkotike pa asnjë pengesë nga policia! Nga informata jozyrtare funksionimi i tyre është i lirshëm sepse të njëjtit kanë të rekrutuar nga brenda inspektor policie ose japin “haraçin” e tyre tek “të fortit” në polici!

Rasti më i njohur i cili bëri bujë në Tetovë është ai i zbulimit në laboratorin e lëndëve narkotike më 5 dhjetor 2017, ku personi i cili ishte nga Tetova dhe njashtu ishte pronar i laboratorit është i njohur për opinionin si një ndër dilerët më të mëdhenj në Tetovë, laboratori kishte funksionuar me vite dhe vetëm pas ndërhyrjes së DEA-s amerikane u zbulua i njëjti, për mos zbulimin e tij nuk morri përgjegjësi asnjë nga inspektorët që janë përgjegjës për këtë punë, i vetmi ndryshim në policinë e Tetovës ishte shkarkimi i drejtorit të policisë, shkarkim ky për të cilin nuk u dhanë shpjegime nga policia për opinionin.

Një ndër rastet për të cilat policia nuk dha shpjegim është ku më datë 31.10.2018, policia ka kryer aksion në shtëpinë e një punonjësi të saj nën dyshimin se është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, ku në të njëjtën natë policia zbuloi 45 kg lëndë narkotiķe në Tetovë ku i pandehuri e kishte fshehur sasinë në një kafaz pëllumbash. Policia nuk dha detaje të mëtejshme për punonjësin e saj dhe kontrollin në shtëpinë e tij.

Por, çfarë thonë shifrat zyrtare që prezanton policia, sa raste janë ndaluar në Tetovë dhe Gostivar gjatë vitit 2018?! Zëdhënësi i policisë Fatmir Rexhepi për Pa Censurë deklaroi: “Janë 135 -raste nga këto vepra penale edhe atë Tetovë 90 , Gostivar 45 kanë të bëjnë me prodhimin ilegal dhe lëshimin në përdorim të lëndëve narkotike substancave psikotrope dhe prekusorëve ,derisa në 8 padi penale edhe atë të gjitha në Tetovë kemi të bëjmë , Ofrim (Lejim ) të përdorimit të lëndlve narkotike , substancave psikotrope dhe prekusorëve ” deklaroi Rexhepi, ndërsa ai gjithashtu tha se jemi në një situat ku ardhmeria e pollogut shkon në shkatërim e sipër duke mar parasysh numrin e rasteve të lartëpërmendura.

Teksa do të vazhdojë edhe më tej që të kapen nga policia “peshqit e vegjëll” gjithmonë kur duhet të kryhen aksione ndërsa do vazhdojnë të lundrojnë të qetë “peshqit e mëdhenj” të cilët ushtrojnë këtë veprimtari për më shumë se 10 vite./Pa Censurë

Baby Boo