Kapen nga policia dy të rinj nga Dobërdolli, kishin me vete lëndë narkotike


Dje gjatë kontrollit rutinë nga ana e policisë në fshatin Dobërdoll të Gostivarit janë ndaluar dy të rinj dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, u janë gjetur qese najlloni të mbushura me material i cili dyshohet të jetë marihuanë shkruan Pa Censurë.

Nga ana e policisë janë marrë masa ku dy të rinjtë janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor në Gostivar.

Policia po merr masa për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.

Baby Boo