Kapen nga policia dy të ri nga Piroki!


Sot (12-janar) rreth orës 05:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat A.K. (20) dhe O.A. (20), të dy nga Piroku i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe automjetit taksi që po i transportonte, është gjet marihuanë.

Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Baby Boo