Kapen me kokainë dhe mijëra euro, arrestohet çifti i bashkëshortëve shqiptarëve

Një çift shqiptarësh janë vënë në pranga në Italinë fqinje për trafik droge. Ai është 35 vjeç, ajo 25 dhe të dy banojnë në një shtëpi në komunën “San Mauro Pascoli”, raportojnë mediat italiane pa bërë të ditur identitetet.

Baby Boo

Burri u arrestua nga karabinierët e Bellaria-s, pasi mbrëmjen e djeshme u kap duke i shitur një të riu kokainë. Ky i fundit u tha efektivëve se ishte përdorues droge.

Pas prangosjes së 35-vjeçarit, karabinierët mësynë në banesën ku jetonte çifti dhe aty gjetën 25-vjeçaren teksa tentonte të fshinte 21 doza kokaine.

Kokaina që rezultoi me një peshë totale prej 9.5 gramë u sekuestrua bashkë me 7.750 euro që u gjetën në banesë. Shuma monetare u sekuestrua pasi dyshohet si e fituar nga aktiviteti i jashtëligjshëm i shitjes së drogës.

Këtë të mërkurë, dy shqiptarët dolën para gjykatës së Forlit, që e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi hetimin e çiftit në gjendje të lirë

Restorant Lumare