Kapen me drogë dy shtetas të Shqipërisë në Maqedoni të Veriut


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, nga Durrësi pasi u kapën në Kërçovë me drogë – marihuanë.

“Më datë 14.01.2022 në ora 20.40 në DPB Kërçovë janë arrestuar N.H.(27) dhe D.E.(25), që të dy nga Durrësi, Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të veturës “audi”, me targa të Shqipërisë, me të cilën kanë udhëtuar, policët kanë gjetur dhe marrë marihuanë”, qëndron në njoftim.
Kundër tyre do të vijojë kallëzim përkatës.

Baby Boo