Kapen emigrantë nga Siria, arre*stohet një 51-vjeçar!


Gjatë shkarkimit të një kamioni dhe gjysmërimorkio me targa të Kumanovës në një fabrikë në Vinicë, janë gjetur dy emigrantë, A.J.(23) dhe M.N.(26), të dy nga Siria.

Për shkak të kësaj, nëpunësit policorë nga Stacioni policor Vinicë kanë arrestuar XH.S. (51) nga f. Rramanli i Kumanovës.Siç kumtoi MPB, për ngjarjen është njoftuar Prokurori publik për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën pranuese transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët padi adekuate.

Baby Boo