KAPEN 535 KG MARIJUANË ME VLERË 5 MILIONË EURO NË BRINDISI, ARRESTOHEN 2 VLONJATË


Guardia di Finanzza kap një gomone me 535 kg marijuanë në Brindisi që vinte nga Shqipëria. Në pranga kanë rënë dy shqiptarë nga Vlora, G.D., 46 vjeç dhe S.V., 38 vjeç.

Kontrabandistët u përpoqën të shpëtonin, por u bllokuan në det pas një ndjekje të shkurtër.

Mësoset se në gomonen 7 metër të gjatë ishin 26 pako marijuanë, e cila kap vlerën prej 5 milionë eurosh.

Mediat italiane bëjnë me dije se Guardia di Finanzza pikasi lëndën narkotike pasi u informua nga autoritetet shqiptare.

Baby Boo