Kapen 13 emigrantë nga Afganistani në rrugën Veles-Shkup


Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën Veles-Shkup para pagesës rrugore “Petrovec” janë kapur 13 emigrantë.

“Nga ana e zyrtarëve policorë është ndaluar makina “Renault” me targa të Velesit, e drejtuar nga F.Z (25) nga Kumanova, ndërsa gjatë kontrollit janë zbuluar 13 emigrantë mes të cilëve edhe tre persona të mitur”, thonë nga MPB.

Të gjithë emigrantët janë nga Afganistani, ndërsa policia njofton se shoferi F.Z është shoqëruar në stacionin policorë.

Baby Boo