Kapen 12 kg drogë në Tetovë, arrestohen babë e bir


12 kilogramë drogë janë kapur sot në mesditë në Tetovë në një operacion të policisë lokale. Droga ka qenë e fshehur në bagazhin e makinës së tyre, në një thes të madh të zi.

Policia e Tetovës në një ndërhyrje të shpejtë, pas informacioneve dhe ndjekjes në kohë të të dyshuarave ka pikasur makinën, por mësohet se të dyshuarit kanë tentuar arratisjen.

Policia është angazhuar me forca të shumta dhe kanë ndaluar babë e bir me inicialet GM dhe NM.

Baby Boo