KAPEN 10 EMIGRANT NË NJË AUTOMJET NË AUTOSTRADËN SHKUP-GJEVGJELI


Në autostradën Gjevgjeli-Shkupp, nëpunësit policor kanë vërejtur automjet të tipit Mitsubishi me targa serbe në të cilën janë futur emigrant.

Veturës iu është sinjalizuar të ndalet, por e njëjta me shpejtësi të madhe ka vazhduar të lëvizë rrugës për në Shkup. Kur vetura ka arritur në Demir Kapi është ndalur dhe prej saj kanë dalë dy persona.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë kapur 10 emigrant, prej të cilëve nëntë janë nga Pakistani dhe një na Avganistani, pa dokumente personale për identifikim.

Personat janë arrestuar dhe dërguar në stacionin e policisë në Negotinë për procedurë të mëtutjeshme. Po merren masa për zbardhje të rastit.

Baby Boo