Kaos total në Kakavijë, fëmija shqiptar shtrëngon fort në gjoks pasaportën shqiptare: Dua të iki në shtëpi!


Askush nuk mund ta kuptojë çdo të thotë të qëndrosh në pritje të gjata jo një orë apo 2 por tre ditë në mes të vapës vetëm nëse do të jesh aty, me ta në Kakavijë. Të përjetosh tensionin, sfilitjen, padrejtësinë që të bëhet. Të të zërë nata në makinë dhe dielli i mëngjesit të të gjejë sërish në makinë.

Te mendosh se nuk duan asgjë, vetëm të ikin në shtëpinë e tyre që prej vitesh e ke ngritur në shtetin fqinj. Dhe fëmija në foto nuk do asgjë më shumë vetëm të shkojë në shtëpi, të luajë me shokë me playstation, por pritja i duket e pafund. Prej tre ditësh ka fjetur dhe ka ngrënë në makinë së bashku me prindërit. Gjendet mes një grumbull njerëzish që nuk i njeh, vetëm se, si ai duan të ikin. Eshte i rrethuar me policë, kaos, zhurmë.

Ani shtrëngon fort në gjoks pasaportën shqiptare sepse ka frikë se mos ia marrin. Ai e di se e vetmja mënyrë për ta lejuar të shkojë në shtëpi është pikërisht pasaporta, që do ia tregojë policit në pikën kufitare. Një polic e shkëput nga turma dhe e tërheq mënjanë ta ulë në një bordurë. Fëmija vazhdon të qajë, vazhdon të shtrëngojë në gjoks fort pasaportën dhe me dënesë në gjuhën greke thotë: Dua të shkoj në shtëpi!

Baby Boo