Kaos në disa markete në Kumanovë, nuk ka rregull, rrezik nga infektimi


Masat e caktuara nga Qeveria dhe shkurtimi i orareve ka bërë që të krijohen tollovi nëpër markete. Një qytetar i ka shkruar INA-s se është i shqetësuar për gjendjen në disa markete më të mëdha në qytet, ku nuk ka rend dhe radhë, dhe është një kaos i paparë.

“Një nga marketet më të frekuentuara STC në Kumanovë të vendos rregullа dhe rend, rrezik për t’u infektuar. Nuk është puna veç të shes mallin. Merrni, paguani kompani sigurimi, të vendos rendin dhe radhët sipas rregullave të kërkuara. Shqetësimi i shprehur edhe nga shumë qytetarë është për të mirën e tyre dhe tonën! Kjo të vlej edhe për marketet e tjera.”, shkruan qytetari i shqetësuar. Inspektoratet përgjegjëse duhet të veprojnë menjëherë për të vlerësuar situatën nëpër këto markete, që paraqesin vatra të rrezikshme të infektimit nga koronavirusi. Kjo situatë mund të përkeqësohet ditëve në vijim kur tashmë janë shkurtuar oraret e lëvizjes së qytetarëve.

Baby Boo