Kaos gjatë natës në Ankara, nacionalistët turq djegin pronat e sirianëve të ikur nga lufta


Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft e tensionuar në disa lagje të Ankarasë ku grup personash i janë sulur zonave ku banojnë sirianë të shpërngulur prej luftës duke djegur dhe plaçkitur pronat e tyre.

Videot e shpërndara përmes rrjeteve sociale, ku turma të inatosura godasin me gurë dhe i vënë zjarrin makinave, bizneseve dhe banesave ku jetojnë sirianët pasqyrojnë edhe rrezikun që paraqesin këto ngjarje për një shoqëri të polarizuar si ajo turke, në të cilën aktualisht ndodhen mbi 5 milion sirianë dhe një numër i madh afganësh të shpërngulur.

Ngjarjet në lagjen Altindag të Ankarasë nisën pas një sherri me thika dy netë më parë ku mbeti i vrarë një turk, ndërsa retorika kundër emigrantëve ka qenë mjaft e ashpër javët e fundit në Turqi.
Policia e pati të pamundur të kontrollojë turmat e irriturara të turqve nacionalistë, të cilët dogjën dhe plaçkitën bizneset e sirianëve, ndërsa nuk munguan edhe ata që i krahasuan këto ngjarje me ato të 6-7 shtatorit 1955, ku në lagjet e Stambollit u sulmuan në të njëjtën mënyrë bizneset dhe pronat e grekëve që banonin në atë kohë aty.

Baby Boo