Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve


Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli në një lidhje direkte për RTK-në nga Slavonski-Brod ka dhënë detaje nga vetëak*sidenti i autobusit me targa të Kosovës, që ndodhi në mëngjesin e sotëm, e ku kanë humbur jetën nëntë pasagjerë dhe shoferi i autobusit.

“Për momentin ndodhem në spitalin e Slavonski Brodit. Këtu për momentin janë 44 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 8 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Disa prej tyre tashmë e kanë kryer operimin dhe gjendja e tyre është stabile”, ka thënë ambasadori Kasapolli.

Ai ka thënë se i ka vizituar të gjithë të lënduarit të shtrirë në repartet e spitalit në Slavonski-Brod, teksa ka njoftuar se janë duke e bërë identifikimin e vi*ktimave dhe të lënduarve.
“Ne e kemi listën e të gjithë pasagjerëve dhe së bashku me autoritetet kroate jemi duke i identifikuar secilin veç e veç. Por disa janë në terapi dhe ende nuk kemi arritur të bëjmë identifikimin e tyre”, ka shtuar ambasadori Kasapolli, i cili ka bërë me dije se pasagjerët e këtij autobusi ishin bashkatdhetarë tanë nga rajone të ndryshme të Kosovës.

Ai ka thënë se fatmirësisht asnjë prej fëmijëve nuk janë në mesin e vik*timave. “Sipas informatave që kemi kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në listën e të vde*kurve. Tani jemi duke e bërë studimin e moshës dhe identifikimin e tyre dhe posa ta kemi këtë informatë do ta ndajmë me opinionin”, ka nënvizuar Kasapolli.

Sa i përket shkaqeve të këtij aksi*denti ambasadori Kasapolli ka thënë se për momentin nuk ka ende ndonjë qëndrim zyrtar nga autoritet kroate.
Ai në fund ka falënderuar autoritetet kroate për reagimin e tyre të shpejtë për t’i dalë në ndihmë të aks*identuarve.

Baby Boo