Kandidatja për deputete e BDI-së Shermine Mamuti: Kërkoj mbështetjen tuaj


Shermine Mamuti kandidate i BDI-së në zonën 1, kërkon mbështetjen tuaj duke shkruar:

Të dashur miq dhe qytetarë,

Ju që më njihni e dini mirë se në çdo mënyrë të mundshme kam punuar me shumë përkushtim për një shoqëri më të shëndoshë dhe më të integruar, pa kalkuluar përfitime personale.
Jam një person që i mendoj gjërat gjat dhe përkushtimin tim të sinqertë në proceset shoqërore do ta bëj për fëmijet tanë. Këto procese deri në perfeksionizëm do të mundohemi ti finalizojmë të gjithë ne që sot nënshkruam fletparaqitjet për kandidaturat tona për deputet nga Bashkimi Demokratik për Integrim -BDI.
Në Zonën 1, si e pozicionuar në numrin rendor tre (3), kërkoj mbështetjen tuaj nga vendbanimi ku jetoj aktualisht – Saraj, nga vendi ku linda dhe u rrita – Cair dhe nga të gjitha komunat tjera të cilat gravitojnë në njesine zgjedhore 1.
Do të mundohem të jem në dispozicion për secilin nga ju dhe nga këtu dua tju informoj të gjithve që do të jem në qasje në çdo kohë. Edhe unë e perjetoj dëshiren për një jetë më të mirë në vendin tonë dhe do të përkushtohem maksimalisht ta bëjmë të tillë, të përafert me standardet e vendeve të Bashkimit Europian.
Falemnderoj familjen time dhë të gjithë miqtë që nuk kursyen mbështetjen e tyre me mesazhet në numër aq të madh, Bashkimin Demokratik për Integrim që ma dha mundësin të kontriboj, kryetarin Ali Ahmetit të cilit ia jap fjalën se nuk do ta zhgënjej asnjëherë dhe gjithsesi POPULLIT që do të më besoj.
Faleminderit Zoti im, besoj fort se do të më ndihmosh si deri tani.
Na priftë e mbara!
#bdi #zgjedhjeparlamentare2020

Baby Boo