Kandidati i LVV-së në Shtime: Vozis një veturë modeste, e kam blerë 12 mijë euro


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime, Qemajl Aliu ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij në debatin në “Klan Kosovë”.

Aliu u pyet se çfarë vozitë dhe përgjigja e tij ishte kjo: “Vozis një veturë modeste Audi Q5, e kam blerë 12 mijë euro, tash bën diku 10 mijë euro”.

Kjo deklaratë ngjason me atë të kandidatit të Nismës Socialdemokrate për Podujevë, Xhemajl Hasani i cili e quajti “Ferrarin” e 80 mijë eurove veturë modeste.

Baby Boo