Kandidati i BDI-së në Çashkë shpalos programin zgjedhor: “ Do të investojmë në bujqësi me fonde IPA”


Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës Çashkë, Suad Shaqiri, shpalosi programin parazgjedhore dhe premtoi një sërë projektesh për këtë komunë në katërvjeçarin e ardhshëm. Ai mes tjerash premtoi investime të mëdha në bujqësi duke thënë se do të subvencionohet çdo bujk me makineri dhe me sistem ujitje, nëpërmes fondeve IPA.

“Ekonomia, turizmi si dhe bujqësia janë fusha nga të cilat varen banorët e kësaj zone, andaj ne do tu kushtojmë një rëndësi shumë të veçantë duke ndihmuar çdo bujk në modernizim të makinerisë bujqësore dhe krijimin e kushteve për plasmanin e prodhimeve”, deklaroi kandidati i BDI-së për Komunën e Çashkës, Suat Shaqiri.

Baby Boo