Kandidati i BDI-së në Bërvenicë, Jahiji: “Ëndrra e blertë nuk do të lejojmë të mbetet vetëm retorikë dhe simbolikë”


Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka mbajtur Tubim parazgjedhor në Komunën e Bërvenicës ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Arkin Jahiji, listën e kandidatëve për këshilltarë si dhe programin zgjedhor.

Të pranishmëve i’u drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe kandidati për kryetar komune, Arkin Jahiji.
Angazhimi im, mbi të gjitha, do të jetë serioz dhe dinjitoz në ecuritë e punëve të komunës së Bërvenicës ashtu që të gjithë qytetarët të jenë të kënaqur duke u munduar maksimalisht të krijoj kushte sa më të mira dhe cilësore për jetën e qytetarëve, tha kështu kandidati i BDI-së për komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji.

“Unë në mandatin tim nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që iniciativat e ndërmarra të mbeten të përgjysmuara apo të sapofilluara, siç i kemi parë në këto vitet e kaluara. Angazhimi im, mbi të gjitha, do të jetë serioz dhe dinjitoz në ecuritë e punëve të komunës së Bërvenicës ashtu që të gjithë qytetarët të jenë të kënaqur duke u munduar maksimalisht të krijoj kushte sa më të mira dhe cilësore për jetën e qytetarëve. Të gjitha këto do të arrihet të bëhen me përkrahjen tuaj të pa rezervë morale e politike ngase ‘Ne jemi më të mirët’, dhe ne jemi ata që do ta realizojnë Agjendën e blertë. Ëndrra e blertë nuk do të lejojmë të mbetet vetëm një retorikë dhe simbolikë por një realizim i sinqertë i fjalës dhe i premtimit të dhënë. Nuk do të lejojmë që komuna e Bërvenicës të vazhdojë me avazet e vjetra të zvarritjes dhe neglizhencës, por do ta vëmë në lëvizje dhe do ta gjallërojmë në mënyrën më të mirë dhe më efikase. Këtë do ta dëshmojmë në vepër menjëherë pas marrjes së mandatit të cilin besoj se edhe e meritojmë apo jo”, ka thënë kështu Arkin Jahiji.

Baby Boo