Kandidat në Tiranë përballë Veliajt? Flet imami Elvis Naçi


Prej tre ditësh në mediat online ka qarkullua lajmi se opozita do të kandidonte përballë Erion Velisë, imamin Elvis Naçi si kryetar për Bashkinë e Tiranës.

Spekulimeve iu ka dhënë fund vetë Naçi, i cili ka reaguar duke thënë se nuk ka në plan të merret ndonjëherë me politikë deri në fund të jetës.

Mes të tjerash Naçi thotë se me mundësitë që ka, jashtë politikës do përpiqet të ndihmojë Shqipërinë për t’u bërë një vend më i mirë.

Reagimi i plotë i imamit Elvis Naçi:

Nuk jam marre ndonjehere me Politike dhe jam i vendosur te mos merrem deri ne diten e fundit te jetes, kam nje pasion dhe dashuri te madhe kur shpjegoj kush eshte Krijuesi i Gjithesise dhe sa kam mundesi do perpiqem gjithmone per ta bere Shqiptarine me te begate dhe me te bukur! Paqe dhe miresi uroj per njerezit e mire.

Baby Boo