Kançeska-Milevska: Nuk e arsyetoj Gruevskin


Ish-ministrja Elizabeta Kançeska-Milevska në intervistë për emisioni “24 hapur” tha se “i gjithë ky pajtim duhet të kalojë nëpër principe integruese dhe ligje reformuese. E gjithë kjo që na ndodhi me arratisjen e Gruevskit, dhe tani edhe me Mijallkovin na çon në këtë drejtim, dhe ky është trupi i pajtimit dhe duhet të bëjmë analizë të gjithë gjendjes”.

Ajo theksoi se nuk e arsyeton arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari duke e karakterizuar si mos pasje dëshirë të ballafaqohet me fajin dhe me gabimet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo gjithashtu potencoi se nuk e ka pritur arratisjen nga Gruevski dhe në mënyrë të fuqishme e dënon.

“Nuk mund ta arsyetoj sjelljen e Gruevskit”, deklaroi Kançeska-Milevska.

Baby Boo