Kancelarja gjermane Merkel viziton Athinën


Nën masa të shtuara sigurie, me protesta të paralajmëruara, por edhe ndalesa për tubime, në takim me kryesin shtetërore, kancelarja gjermane Angela Merkel zbret për vizitë në Athinë. Në orët e pasdites do të takohet me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, pas së cilës do të vijojë konferencë për media, ndërsa nesër, do të vendos lule në përmendoren para Parlamentit grek, do të pritet edhe nga presidenti grek Prokopis Pavlopulos, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në rezidencën e ambasadorit gjerman në Athinë, nesër në mesditë, Merkel do të realizojë takim me liderin e Demokracisë së Re Kirjakis Micotakis. Sipas mediave greke, me siguri në takimet e kancelares gjermane në kryeqendrën greke, një prej temave do të jetë edhe Marrëveshja e Prespës.

Baby Boo