Kancelari Kurz fton qytetarët të votojnë pro referendumit


Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit kryeson aktualisht me Bashkimin Evropian, gjatë qëndrimit zyrtar në Shkup, i ka ftuar qytetarët e Maqedonisë që në mënyrë masive të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë “pro” marrëveshjes së Maqedonisë me Greqinë dhe me këtë votë, të kontribuojnë që vendi të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Kurz ka theksuar se “zgjidhja e çështjes së emrit është shans i madh për Maqedoninë, por edhe për gjithë rajonin”.

“Ftoj qytetarët që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Qytetarët e dinë vendimin e tyre, por si mik i Maqedonisë dhe si vend anëtar i Bashkimit Evropian ne mendojmë se dalja do të jetë e madhe në referendum”, ka porositur Kurz në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kurz i është drejtuar dhe partisë maqedonase në opozitë me ç`rast ka theksuar se “VMRO DPMNE-ja duhet të ketë perspektivë evropiane dhe të mbështetë zgjidhjen për çështjen e emrit”./Pacensure

Baby Boo