Kanali i Stambollit, mega projekti i Erdoganit


Presidenti turk Erdogan do të krijojë një kalim të dytë në Bosfor. Për investitorët ky mega-projekt është një ëndërr, por për shumë banorë një zhgjëndër. Kryebashkiaku i Stambollit Imamoglu do ta ndalojë ndërtimin, shkruan DW.
Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigande ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor – të gjitha këto mega projekte ai i ka realizar brenda një kohe të shkurtër.

Por projekti i ardhshëm – kanali i Stambollit – është i një kategorie krejt tjetër. Qeveria turke planifikon të krijojë një kalim të dytë në Bosfor, një lloj kopjeje të ngushticës detare, që kalon mespërmes metropolit 16 milionësh, Stambollit.

Në perëndim të qytetit kanali artificial prej 45 km. do të kalojë paralel me Bosforin dhe do të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara. Me këtë synohet t’i jepet frymëmarrje qarkullimit të dendur në ngushticën detare si dhe të ulet rreziku i aksidenteve të shumta që ndodhin, thuhet në qarqet qeveritare.

Baby Boo