Kanada heq nga përdorimi një milion maska kineze, për mbrojtje të pamjaftueshme shëndetësore

Autoritetet kanadeze njoftuan se rreth një milion maska të llojit KN95 të blera nga Kina nuk i plotësojnë normat e kualitetit dhe për këtë kanë njoftuar për se nuk u janë shpërndarë profesionistëve shëndetësorë.

Baby Boo

Agjencia kanadeze për shëndetin publik ka identifikuar se rreth “nj milion maska KN95 nuk i përmbushin normat” e qeverisë, ka deklaruar për France Presse zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë. Këto maska nuk janë shpërndarë punëtorëve shëndetësor në Kanada, shtoi zëdhënësi dhe njoftoi se do të vlerësohet përdorimi eventual i tyre në mjedise tjera.

Këto maska janë të ngjashme me maskat FFPe që përdoren në Europë.

“Një pjesë e madhe e furnizimit botëror me maska vjen nga Kina” e transporti nga ia vend është shumë i ndërlikuar, tha Anita Anand, përfaqësuesja në ministrinë e shërbimeve publike në Kanada.

Agjencia e shëndetit publik kanadez tani për tani po kontrollon disa milionë maska kirurgjike N95 dhe respiratorë për kualitet.

Ankesa të ngjashme për produkte të kualitetit të dyshimtë të prodhuara në Kinë kishte edhe në Spanjë, Holandë dhe Izrael.