Kampionja olimpike Majlinda Kelmendi: Gjatë pandemisë, kam bërë stërvitje gjithë ditën


Kampionja olimpike Majlinda Kelmendi ka qenë pjesë e emisionit Arena Sportive në RTK, ku u pyet për vështirësitë e saj gjatë periudhës së karantinës.

“Ka qenë ndjenjë e çuditshme mos me e pa familjen; unë personalisht kom pushu shumë e jom kënaq shumë.” – tha znj.Kelmendi, sportistja më e dalluar e të gjitha kohëve në Kosovë.

Ajo ka treguar më pas edhe për rutinën e stërvitjeve gjatë kësaj periudhe, duke thënë se ka stërvitur nga dy herë në ditë, e po ashtu edhe ka luajtur futboll

Kelmendi tha se e ka pritur mirë lajmin për shtyrjen e Olimpiadës së vitit 2020 pasi që ka kaluar nëpër lëndime dhe nuk ishte në formën më të lartë.

Kujtojmë se vitin e kaluar Kelmendi për shkak të lëndimeve nuk kishte marrë pjesë në shumë turne të rëndësishme ndërkombëtare./Periskopi

Baby Boo