Kampioni i boksit shpërthen në lot: Më dhanë 140 mijë lekë të vjetra që dola kampion Kombëtar


Në fund të muajit Tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit. Klevis Çelaj, nga Vlora arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg.

Ka 8 vjet që praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka. Klevis vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i është dashur të punojë që në moshë të vogël. Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare .

Mirela Milori: Ti ke marrë një farë shpërblimi që dole kampion?

Klevis Çelaj: Kam marrë 140 mijë Lekë..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra apo të reja?

Klevis Çelaj: Të vjetra..

Mirela Milori: Në jetë tënde ke pasur momente të vështira mesa di?

Klevis Çelaj: Më vjen keq që jam 30 vjeç dhe s’kam dalë njëherë jashtë shtetit. Se kam kaluar ndonjëherë, vetëm brenda Shqipërisë, s’kam bërë asgjë, kam vuajtur shumë… Zakonisht mundohem që mos i’ua shpreh njerëzve, vetëm buzëqesh sado përbrenda jam..

Kampioni jeton në një shtëpi të vjetër me nënën, babain, motrën dhe tezen e cila ka shumë probleme shëndetësore. Të gjithë presin prej tij. Skamja dhe varfëria nuk e mundin këtë kampion, i cili thotë se zgjodhi të ishte sportist dhe jo hajdut.

Klevis Çelaj: Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara. (Qan)

KOMENT

140 mijë lekë të vjetra për titullin Kampion Kombëtar i Boksit. Nuk kam fjalë!
M’u coptua zemra për Klevis Çelajn, nga Vlora ime, që po ashtu vjen nga familje e varfër.

Kjo është masakër e punës, sakrificës, sportit, meritës, inkurajimit dhe lodhjes së tij.
Mungesa e vlerësimit dhe ndihmës i ka vrarë shpirtin dhe shpresën.
Nuk shkon më keq për një vend kur ata që punojnë fortë për të arritur ekselencë në një fushë, shpërfillen dhe u vriten ëndrrrat.

Uroj që të të dalë një mundësi jashtë vendit, vëlla!
Shqipëria sot bën miliarder dhe shpërblen vetëm kriminelët dhe mediokrit.

Baby Boo