Kamioni tërheq zvarrë makinën, shoferja 19 vjeçare shpëton për mrekulli


Pamje me të vërtetë dramatike kapi një shofer teksa ecte në njërën prej autostradave të Çikagos (SHBA).

Një makinë e llojit Honda ishte duke u tërhequr zvarrë nga një trajler, e mesa duket shoferi i kamionit nuk e kishte kuptuar ende se çfarë kishte ndodhur.

Personi që filmoi ngjarjen nga makina e tij, tregoi për median e huaj se “mendova shoferi tek vetura duhej të kishte vdekur…”

Kur papritmas, një vajzë në moshë të re, nxjerr kokën nga dritarja e automjetit. Vajza vetëm 19 vjeçe ishte gjallë dhe e palënduar.

Shoferi që po filmonte më tutje tenton t’i tërheqë vëmendjen shoferit të trajlerit.

“Shpejtova përpara dhe nisa t’i bie burisë i t’i bëj me shenjë shoferit të kamionit. Ai më tha dhe thjesht më bëri me dorë, por besoj në atë moment, vuri re se kishte një makinë të ngecur në trajler.”-tregoi burri i cili filmoi ngjarjen

Autoritetet më tutje sqaruan se 19 vjeçarja kishte shpëtuar pas asnjë lëndim.

Baby Boo