KAMENOS PARALAJMËRON TËRHEQJE NGA QEVERIA NËSE VOTOHET MARRËVESHJA (VIDEO)


Do të bëj gjithçka që marrëveshja e Prespës  të mos vijë në Parlament. Por, nëse marrëveshja  vjen në Parlament, atëherë nuk kam zgjidhje tjetër, duhet ta tërheq besimin për Qeverinë. Kështu ka thënë Panos Kamenos në intervistë për emisionin informativ të mëngjesit “Mirëdita Greqi” në televizionin grek Antena,  duke shtuar se ai mund t’i tërheqë të gjithë ministrat nga Qeveria para se marrëveshja të vijë në Parlament.

PANOS KAMENOS, MINISTËR I MBROJTJES GREK

“Unë tashmë kohë të gjatë u obligova për një punë dhe kjo nuk është ndërruar dhe as që do të ndërrohet. Ne nuk do të marrim pjesë në Qeverinë që do ta sjellë në parlament këtë marrëveshje, që do të thotë se do ta tërheqim besimin e dhënë për Qeverinë”

Por, nga ana tjetër zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos ka thënë se pavarësisht qëndrimit të partnerit të koalicionit Panos Kamenos, në parlamentin greke ekzistojnë forca politike me të cilat do të ratifikohet Marrëveshja e Prespës.

DIMITAR XANAKOPULOS, ZËDHËNËS I QEVERISË GREKE

“Pozicioni i Kamenos në lidhje me marrëveshjen është i njohur, ato nuk janë punë që nuk i ka thënë, por unë jam i bindur se në atë moment ekzistojnë korelacione politike me Parlamentin grek për ratifikimin e marrëveshjes dhe ajo do të dëshmohet kur të dorëzohet dhe kur të votohet”

Xanakopulos ka potencuar se deri sa të arrihet marrëveshja në Kuvendin grek, fillimisht duhet të kalojë referendumi në Maqedoni dhe ndryshimet kushtetuese. //

Baby Boo