Kamçev i shqetësuar, bashkëpuntori i tij i humb ndjenjat në Shutkë, nuk i jepet ndihma e parë!


Afaristi Orse Kamçev i cili u privua me heqje lirie në datën 09.11.2018 dhe aktualisht ndodhet në paraburgimin Shutkë.

Nga paraburgimi Shutkë, tregojnë për Pa Censurë se Kamçev edhe pse është privuar nga liria, ai përsëri qëndron në dhomat “VIP” por, shëtitjen në hapësirën e parkut në Shutkë e bën sëbashku me të paraburgosurit e tjerë. Një nga të privuarit nga liria në paraburgimin Shutkë, që sot ka takuar Kamçev gjatë shetitjes për Pa Censurë tregoi: “Ai është në një gjendje të rëndë psikike, po e vuan shumë këtë. Kamçev ndryshe nga ne vuan në dhomat “VIP”, as që mund të krahasohen me dhomat tona të tmerrshme” shton më tej personi prapa grilave në Shtukë. Ai gjithashtu tregoi se sot gjatë ditës bashkëpuntorit të Kamçev ,drejtorit të kompanisë “Eksiko”, Todor Mirçevski i cili gjithashtu u dërgua në Shtukë bashkë me afaristin Kamçev, Mirçev sot ka humbur ndjenjat nga shqetësimi, si për çudi ndihma e parë nuk ka ardhur në kohë për t’i ndihmuar.

Më datë 09.11.2018 Gjykatësi i procedurës paraprake në Maqedoni,solli vendim për të dyshuarit në lëndën “Perandoria” që të qëndrojnë në burg 30 ditë.

Paraburgim ju është caktuar: Afaristit Orce Kamçev, bashkëpunëtorit të tij Nenad Josifoviq, drejtorit të kompanisë “Eksiko”, Todor Mirçevski dhe gjithashtu për personat Cvetan Pandeleski dhe Zorica Arsovska.

Kjo lëndë e Prokurorisë Speciale Publike është për larje parash, shoqërim kriminal dhe mashtrim./Pa Censurë

Baby Boo