Kaluan tri orë, Thaçi akoma duke u intervistuar në Hagë


Kanë kaluar tri orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai po vazhdon akoma të intervistohet. Fiks në orën 13:00, Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në vendin ku është thirrur të intervistohet, pas dorëzimin të aktakuzës, sipas të cilës, ai dyshohet se ka kryer krime lu*fte.

Thaçi edhe më tutje nuk ka dalë nga Prokuroria Speciale.
Thaçi ka angazhuar për avokat, juristin e njohur amerikan, Pierre – Richard Prosper.

Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tash është president i vendit, ka thënë para mediave se “do ta kalojë këtë sfidë me sukses për djalin, familjen dhe kombin”. Thaçi ka thënë se nëse i konfirmohet aktakuza ndaj tij, atëherë do të japë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës./Express

Baby Boo