Kallëzime penale kundër tre shkupjanëve për vjedhje të rënda


Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur akuzë penale kundër DJ (35), SH.E. (50) dhe M.E. (36), të gjithë nga Shkupi dhe kundër një personi të panjohur për shkak të dyshimit të pesë veprave penale “vjedhje të rënda”.

Në periudhën prej 24.09.2017 deri më 13.04.2018, janë kryer tre vjedhje të rënda  dy “vjedhje të rënda në tentativë” në territorin e Shkupit nëpër pompa të benzinit, markete  dhe farmaci.  Ata me përdorim të forcës fizike dhe mjeteve të përshtatshme kanë  hapur dyert e hyrjes dhe kanë thyer kasafortën në të cilën ishin 256.346 denarë dhe një sasi të madhe cigaresh.
SPB Shkup ka arritur ti arrestojë dhe po punohet për ndriçimin e rasteve deri në fund.

Baby Boo