Kallëzim penal për pronarin e kalit që shkaktoi rrezik në autostradë


Sektori për Punë të Brendshme Tetovë deri në Prokurorinë Publike Themelore të Tetovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër 34-vjeçarit N.K. nga Tetova, me dyshimin se ai kishte kryer veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, e dënueshme sipas nenit 288 të Kodit Penal.

I pandehuri dyshohet se më 21 shtator të këtij viti, në periudhën prej orës 14:00 deri në orën 14:30 pa mbikëqyrje dhe kontroll, ka lënë kalin e tij me qerre, i cila ka filluar të vrapojë në autostradën Tetovë-Shkup, gjegjësisht të lëvizë në drejtimin e kundërt dhe të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.

Baby Boo