Kallashi kujton videot dhe fotot nga e kaluara si kërcimtare: “Nuk e shoh dot veten”


Donjeta Kosumi e cila njihet me emrin e artit Kallashi tha për “Shqipëria Live” se nuk i sheh dot videot dhe fotot nga e kaluara. Ajo tregoi se ndihet në siklet kur sheh veten në intervista, foto dhe video nga e kaluara e saj.
“Unë e kam këtë problem nuk mund t’i shoh videot ose intervistat e mija”, u shpreh ajo.
Nuk i pëlqen as t’i drejtohen në emrin Kallashi pasi është mësuar ta thërrasin Donjeta.
E pyetur nga moderatorja se nëse merrej sërish me punën si kërcimtare, tha se nuk kërcente më dhe se nuk po merrej me asnjë punë, ndërsa po shijon pushimet.

Baby Boo