Kajtazi: Në opozitë me Palestinën, në pushtet me Izraelin – këtë veç Albin Kurti mund ta bëj


Gazetari Vehbi Kajtazi, ka kujtuar kohën kur Vetëvendosje dhe Albin Kurti rreshtoheshin pro Palestinës.

Ai ka shkruar:‘Ne opozite me palestinezet, ne pushtet me Israelin. Kete mund ta beje veç Albin Kurti’.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në një komunikatë të partisë e vitit 2014 e cila është fshirë nga faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, qëndronte pro Palestinës.

E titulluar: “Lëvizja Vetëvendosje: Kundër dhunës dhe masakrave mbi palestinezët në Rripin e Gazës”, kjo komunikatë artikulohej në mbështetje të popullit palestinezë.

Madje, Lëvizja Vetëvendosje thoshte se shqiptarët e njohin mirë ndjenjen e të qenit të shtypur, të pushtuar dhe dhunuar e nën rrezikun e shfarosjes, andaj bëntë thirrje qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë që t’i dalin në përkrahje Palestinës.

Më tutje, në këtë komunikatë, Lëvizja Vetëvendosje tërhiqte paralele midis Kosoves dhe Palestinës në statusin që këto dy shtete e kanë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, aty thuhej se të dy shtetet kërkojnë drejtësi dhe njohje ndërkombëtare mbi parimin e vetëvendosjes.

“Kujtojmë se në historinë e tij populli shqiptar ka ditur t’i dal në krah popullit hebre në momentet e tij më të vështira gjatë holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Sot pritet prej shtetit të Izraelit që të reflektojë nëpërmjet politikave dhe masave të menjëhershme që do ta ndalnin përsëritjen e një krimi të tillë ndaj njerëzimit, që sot rrezikon popullin palestinez. Shqiptarët e kanë shumë të qartë çdo të thotë të jesh një popull i pushtuar, i shtypur dhe i dhunuar nën rrezikun e shfarosjes nga toka jote. Prandaj, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! ndjen detyrën të ngrejë zërin kundër masakrës më të fundit që po ndodh këto ditë në Palestinë, dhe në mbështetje të përpjekjes palestineze për liri. Palestina është e njohur sot nga 131 shtete, ndërkohë që edhe Kosova është njohur prej 106 shteteve, por të dy shtetet nuk janë anëtare me të drejta të plota në OKB, me pretekstin se janë raste sui generis. Të dy shtetet kërkojnë drejtësi dhe njohje ndërkombëtare bazuar mbi parimin e vetëvendosjes, ndërkohë që të dy shtetet etiketohen si sui generis, etiketë që ia kanë vendosur të tjerët dhe që hera-herës e përdorin gabimisht edhe vet. Shtypja dhe shfarosja e një populli mund të jetë sui generis vetëm për nga metodat, por jo edhe për nga motivi dhe qëllimi.”, thuhej në këtë komunikatë.

Lexoni të plotë komunikatën, e botuar në vitin 2014, e cila nuk figuron në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje, por atë vit ishte botuar nga Telegrafi:

Situata e krijuar në Rripin e Gazës është tronditëse jo vetëm për popullin palestinez por për mbarë botën. Mediat raportojnë mbi 100,000 palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, mbi 3,600 të plagosur dhe mbi 635 të vrarë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë. Kjo është masakra e radhës në historinë e popullit palestinez, i cili ka plot 65 vjet që nuk ka gjetur drejtësi dhe paqe. Në Rripin e Gazës, të cilin kryeministri britanik, David Cameron, e pati quajtur kamp burgu në qiell të hapur, po ndodh një krizë e tmerrshme humanitare që rëndon në ndërgjegjen njerëzore të mbarë globit.

Kujtojmë se në historinë e tij populli shqiptar ka ditur t’i dal në krah popullit hebre në momentet e tij më të vështira gjatë holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Sot pritet prej shtetit të Izraelit që të reflektojë nëpërmjet politikave dhe masave të menjëhershme që do ta ndalnin përsëritjen e një krimi të tillë ndaj njerëzimit, që sot rrezikon popullin palestinez. Shqiptarët e kanë shumë të qartë çdo të thotë të jesh një popull i pushtuar, i shtypur dhe i dhunuar nën rrezikun e shfarosjes nga toka jote. Prandaj, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! ndjen detyrën të ngrejë zërin kundër masakrës më të fundit që po ndodh këto ditë në Palestinë, dhe në mbështetje të përpjekjes palestineze për liri.

Palestina është e njohur sot nga 131 shtete, ndërkohë që edhe Kosova është njohur prej 106 shteteve, por të dy shtetet nuk janë anëtare me të drejta të plota në OKB, me pretekstin se janë raste sui generis. Të dy shtetet kërkojnë drejtësi dhe njohje ndërkombëtare bazuar mbi parimin e vetëvendosjes, ndërkohë që të dy shtetet etiketohen si sui generis, etiketë që ia kanë vendosur të tjerët dhe që hera-herës e përdorin gabimisht edhe vet. Shtypja dhe shfarosja e një populli mund të jetë sui generis vetëm për nga metodat, por jo edhe për nga motivi dhe qëllimi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë që ta ngrenë zërin për ta kundërshtuar e ndalur këtë masakër, dhe për ta mbështetur të drejtën për vetëvendosje të popullit palestinez në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Baby Boo