Kadyrovi reagon pas lajmeve se është në gjendje kritike shëndetësore


Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov postoi një video duke ecur me familjen në rrjetin social Vkontakte, duke e quajtur atë “fund të mrekullueshëm të darkës”.

Me videon e postuar, ai ka mohuar lajmet se është në gjendje kritike shëndetësore.

“Shëtitja e mbrëmjes ishte përfundim i mrekullueshëm i darkës me familjen. Përfitoni nga këto momente të lumtura, miq. Gjeni kohë dhe kushtojini më shumë vëmendje familjes suaj”, ka shkruar Kadyrov ndër të tjera.

Një përfaqësues i shërbimit inteligjent të mbrojtjes të Ukrainës, Andrii Yusov, ka thënë më herët se Kadyrov ishte në gjendje kritike shëndetësore. Më vonë u shfaq informacioni se ai ishte në koma.

Supozohet se Kadyrovi e ka publikuar këtë video për t’i dhënë fund spekulimeve për shëndetin e tij, por edhe për të treguar se është ende i pranishëm në ngjarjet rajonale, duke deklaruar se i duhet pushim për planet e reja në të ardhmen.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës e vendosi Kadyrovin në listën e të kërkuarve në shtator të vitit të kaluar. Sipas këtyre neneve, Kadyrov përballet me një dënim nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Baby Boo