Kadri Veseli e ndërprenë stërvitjen e Kosovës, ofron 1 milion euro premi në rast kualifikimi


Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në stërvitjen e parë që po e mbanë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Stërvitja filloi në orën 18:00, ndërsa Veseli erdhi me vonesë duke ndërprerë në gjysmë stërvitjen.

 I shoqëruar nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, kryeparlamentari ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me trajnerin e Kosovës dhe futbollistët tjerë, shkruan Indeksonline.

Në një prononcim për media ai bëri të ditur që i ka premtuar futbollistëve premi prej 1 milionë euro në rast të kualifikimit në kampionatin evropian. /Indeksonline/

Baby Boo