Kaçifas, grekët vijnë në Tiranë, takim me …


Vrasja e shqiptaro-grekut Kostandinos Kaçifas ka sjellë një delegacion policor grek në Tiranë.

Ata kanë ardhur për të kërkuar informacione në lidhje me këtë ngjarje.

Burime zyrtare nga policia thanë se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka pritur sot delegacionin e policisë greke.

Gjatë takimit përfaqësuesit e dy policive shkëmbyen informacion mbi operacionin ku mbeti i vrarë Kostandinos Kaçifas.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy policive në të ardhmen./syri

Baby Boo