‘Kacafyten’ Visar Ganiu e Zeqirija Ibrahimi


Zeqirija Ibrahimi ka drejtuar akuza në adresë të Komunës së Çairit për murin e vendosur në Çair çanë.

“Muri që e ka vendosur Shilegovi në Çairçane nuk i mbulon faqet e “Kontratës së Mashtrimit”.

Ky djali që u bë kryetar i Komunës me urdhrin e Zaevit, duke thyer privatësinë e kundërkandidatëve dhe duke vjedhur e duke blerë vota nuk do të mund të fshihet edhe gjatë kohë nën projektet e të tjerëve.

Vitin tjetër janë zgjedhjet dhe ai duhet të përballet me mashtrimin e kontraktuar. Sepse nuk ka mashtrim më të madh se mashtrimi i vetvetes.
Qytetarët e Çairit duhet të durojnë edhe pak. Po i vjen fundi krimit, korrupsionit dhe mafisë urbane” është shprehur Ibrahimi.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Visar Ganiut.

“Pasiqë u zbulua skenari në parlament me këndimin e himnit në koordinim me VMRO DPMNE, pasiqë qindra fakte ju dalin në shesh për korrupcionin që e kanë bërë vetëm për kaq pak kohë pushtet, sot Zeqirija Ibrahimi i Alternativës ende ka fytyrë të shfaqet dhe të flet per Çairin.

Përgjigjen e morre në zgjedhjet e fundit lokale, bile edhe qajte. Përsëri do të humbni, sepse atë që më së miri ju e dini është shpifja dhe rrena dhe për këtë populli ju dënon!” – ka theksuar Ganiu.

Baby Boo