Kabineti i Qeverisë Kurti II ‘kampion’ në shpenzimin e parave për karburant krahasuar me qeveritë tjera


Luan Dalipi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurt ka publikuar disa të dhëna që sipas tij tregojnë se sa shumë është i përgjegjshëm kabineti Kurti në shpenzime, krahasuar me kabinetet e ish-kryeministrave të tjerë.
Sipas të dhënave të prezantuara nga Dalipi, Qeveria Kurti ka shpenzuar më së paku para në krahasim me qeveritë tjera, Hoti, Mustafa, Haradinaj e Thaçi 1 dhe Thaçi 2.

Por të dhënat e publikuara nga këshilltari Dalipi, tregojnë se kabineti i Qeverisë Kurti II nuk ka bilanc të mirë në shpenzimin e karburanteve krahasuar me ish-qeveritë e kaluara, shkruan Reporteri.net.
Kabineti i Qeverisë Kurti II deri më tani për secilin muaj ka shpenzuar mesatarisht 5,052 euro për karburant për vetura, apo 61% më shumë se në qeverisjen Kurti 1, ku kishte shpenzuar 1 mijë e 771 euro.

Kabineti i Qeverisë Hoti kishte shpenzuar 4 mijë e 623 euro, ai i Haradinajt 4 mijë e 681 euro, i ish-kryeministrit Isa Mustafa 999 euro, kurse kabinetet e ish-Qeverisë Thaçi II – 958 euro dhe ai i Qeverisë Thaçi I, kishte shpenzuar 2 mijë 181 euro.

Baby Boo