Ka si qëllim të bëhet zv. Kryeministër në MV, Menduh Thaçi: “Pas zgjedhjeve të ndryshoj sistemin”


Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Arjan Çuri dhe Menduh Thaçi, që kanë folur mbi zgjedhjet që do mbahen në Maqedoninë e Veriut më 12 prill.

Menduh Thaçi është drejtuesi i partisë politike maqedonase Partia Demokratike e Shqiptarëve dhe konkurron në këto zgjedhje. Qëllimi është të bëhet zv. Kryeministër.  “Unë dua që pas zgjedhjeve të ndryshoj sistemin dhe të ketë vetëm një zv. Kryeministër në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ai.

“Më vjen keq për PDSH që dikur ka pasur 11-12 deputetë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut por tani mezi nxjerr 1 deputet. Shikoj një diskur të ashpër, ka dy efekte të tmerrshme ose të jep një fitore të madhe ose njerëzit të të braktisin. Në këtë moment, unë e shikoj armiqësinë mes Thaçit dhe Ali Ahmetit si një armiqësi artificiale. Thellë-thellë, këta politikanë, PDI me PDSH, janë më afër se kurrë në interesat e tyre për të qenë me pushtetin. Unë mendoj që z. Thaçi do të mjaftohet vetëm me postin e zv. Kryeministrin, që edhe mund t’ua japin nëse nxjerrin 1 deputet. Ka një aleancë të fshehtë mes partive kryesore shqiptare, por janë në përplasje me partitë e reja shqiptare.  Interesi i këtyre partive është të ndajnë pushtet bashkë me partinë maqedonase në pushtet”, ka thënë Çuri.

“Unë kam dy deputet dhe po të isha në Shqipëri, do ishin 19. Kur kam qenë kryetar partie ne 2008, ka qenë 12 deputetë, por më pas ka pasur turbulenca të mëdha në Maqedoni. Fjalori im është i zbutur ndaj BDI dhe Ahmetit”, ka thënë Thaçi.

Baby Boo