Ka shpresë prindër: Ky djalë u shërua plotësisht nga leukemia


LEUKEMIA KA SHERIM
Arian Krasniqi, djali gjashtë vjeçar, është shëruar plotësisht nga leukemia.
Lajmin e mirë e ka dhënë babai i tij, Islami, i cili për sa muaj së bashku me bashkëshorten e tij, Kosovaren kanë qëndruar në Stamboll, ku po trajtohej Ariani.

Më poshtë kemi shkrimi i plotë i babit të Arianit:
” Të dashur miq, familjarë dhe njerëz të vullnetit të mirë” Dua të ndaj me ju gëzimin,se pas një trajtimi mjaft të gjatë dhe të mundimshëm, si për Arianin po ashtu edhe për ne si familje, sot pranuam rezultatet perfundimtare se Ariani ka pasur sukses ne trajtim.

Me rekomandim të Mjekëve, për shëndetin e Arianit, jemi të obliguar të ju përmbahemi disa rregullave sidomos kontaktin me njerëz, Ariani e ka të ndaluar, kjo për arsye të shmangjes nga gripet, infeksionet dhe bakteriet e ndryshme,dhe shmangjes nga një trajtim i tille,është e domosdoshme te ju përmbahemi rregullave STRIKTE, andaj kërkojm MIRKUPTIMIM e të gjithëve për shëndetin e Arianit. Ju falënderojm të gjithëve për kontributin e dhënë për trajtimin e Arianit,

Une dhe Familja ime ju jemi shumë,shumë mirenjohes.Me 12.02.2021 ora 22:00 e Premte,Ariani do te kthehet ne Kosove.Paqit shëndet të plotë!
Dr.Ismail Lutolli
Familja dhe Shëndeti

Baby Boo